top of page

Shpallje

Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Shpallje vendesh vakante për pozicione pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:

SPECIALIST PROKURIMESH

Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhërit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin:
 
SPECIALIST PROKURIMESH
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
  • Ky pozicion raporton tek Përgjegjësi i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Përgjithshme;
  • Përgatit dhe përpilon bashkë me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurorimit dokumentat e tenderit, kërkesat për kualifikim dhe kriteret e vlerësimit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe siguron nënshkrimin e tyre nga të gjithë anëtarët e komisionit të njësisë;
  • Garanton përdorimin e dokumentave standarte të tenderit të miratuara nga Agjencia e Prokurorimit Publik dhe është përgjegjës për mbjtjen e procesverbalit të hartimit të dokumentave të tenderit, i cili nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e njesisë dhe sqaron kandidatët për cdo paqartësi, që mund të kenë në lidhje me dokumentat standarte të prokurorimit;
  • Ka përgjegjësi së bashku me anëtarët e tjërë të njësisë së prokurorimit për llogaritjen e fondit limit të kontratës në përputhje me rregullat e prokurorimit publik;
  • Reflekton ndryshimet përkatëse të fondeve të krijuara apo të shtuara në regjistrat shtesë që hartohen nga Struktura e Posacme.
  • Zbaton detyra të tjera sipas nevojës.
 
Kushtet dhe kriteret e veçanta: 
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:
  • Të jenë me shtetësi shqiptare;
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”, të përfituar në fund të studimeve në Shkencat Juridike, si dhe diploma "Master Shkencor", të jetë e fushës së sipërpërmendur përshtatur me rolin përkatës. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 1 (një) vit përvojë në administratë publike osë në sektorin privat;
  • Aftësi ekselente komunikimi, verbalisht dhe në shkrim;
  • Aftësi të theksuara të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, me një mendësi kreative;
  • Përvojë në punën me ekipe të ndryshme dhe aftësi për të punuar në bashkëpunim, me një gradë të lartë të iniciativës dhe fleksibilitetit;
  • Përvojë dhe interes për të punuar me institucione qeveritare ose publike;
  • Të jetë objektiv dhe profesional;
  • Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze.
Paga Për Pozicionin: Kategoria IV-2
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit: 
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
  • Letër interesi për pozicionin;
  • Jetëshkrim (CV);
  • Kopje të diplomës (origjinale ose të noterizuar);
  • Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka), (origjinale ose të noterizuar);
  • Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin;
  • Librezë pune;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:
  • Të dërgojnë nëpërmjet postës zyrtare dokumentat në zyrën e protokollit, nga e hëna- të enjte, gjatë orarit zyrtar 8:00-16:30, dhe të premten gjatë orarit zyrtar 8:00-14:00, në adresën si më poshtë:
    Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës,
    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 3, Tiranë;
  • Të dergojnë dokumentat bashkëlidhur në adresën e e-mail-it: shkelqe@aie.gov.al., i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
 
Aplikimet duhet të dorëzohen në një nga dy mënyrat e përmendura më sipër, brenda datës 27 Maj 2024 (E Hënë), Ora 14:00.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.
bottom of page