top of page
Shpallje
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës
Shpallje vendesh vakante për pozicione pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:
SPECIALIST JURIST
Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhërit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin:
SPECIALIST JURIST
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
-
Ky pozicion raporton tek Përgjegjësi i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Përgjithshme;
-
Jep këshillim juridik dhe ekspertizë në përpunimin e teksteve normative;
-
Përfaqëson institucionin në grupet e punës në fushën juridike;
-
Përfaqëson institucionin në çështjet gjyqësore me të tretët;
-
Jep mendim të specializuar lidhur me çështjet e ndryshme ligjore të institucionit;
-
Merr pjesë në hartimin e procedurave dhe standarteve ligjore kur legjislacioni i fushës kërkon një gjë të tillë;
-
Përditëson kuadrin ligjor me aktet normative më të fundit që i përkasin fushës së përgjegjësisë së institucionit dhe shpërndan këtë informacion brenda institucionit për zbatim.
-
Zbaton detyra të tjera sipas nevojës.
Kushtet dhe kriteret e veçanta:
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:
-
Të jenë me shtetësi shqiptare;
-
Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”, të përfituar në fund të studimeve në Shkencat Juridike, si dhe diploma "Master Shkencor", të jetë e fushës së sipërpërmendur përshtatur me rolin përkatës. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
-
Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 1 (një) vit përvojë në administratë publike osë në sektorin privat;
-
Aftësi ekselente komunikimi, verbalisht dhe në shkrim;
-
Aftësi të theksuara të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, me një mendësi kreative;
-
Përvojë në punën me ekipe të ndryshme dhe aftësi për të punuar në bashkëpunim, me një gradë të lartë të iniciativës dhe fleksibilitetit;
-
Përvojë dhe interes për të punuar me institucione qeveritare ose publike;
-
Të jetë objektiv dhe profesional;
-
Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze.
Paga Për Pozicionin: Kategoria IV-2
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
-
Letër interesi për pozicionin;
-
Jetëshkrim (CV);
-
Kopje të diplomës (origjinale ose të noterizuar);
-
Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka), (origjinale ose të noterizuar);
-
Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin;
-
Librezë pune;
-
Dëshmi penaliteti;
-
Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
-
Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:
-
Të dërgojnë nëpërmjet postës zyrtare dokumentat në zyrën e protokollit, nga e hëna- të enjte, gjatë orarit zyrtar 8:00-16:30, dhe të premten gjatë orarit zyrtar 8:00-14:00, në adresën si më poshtë:
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës,
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 3, Tiranë;
-
Të dergojnë dokumentat bashkëlidhur në adresën e e-mail-it: shkelqe@aie.gov.al., i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Aplikimet duhet të dorëzohen në një nga dy mënyrat e përmendura më sipër, brenda datës 27 Maj 2024 (E Hënë), Ora 14:00.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.
bottom of page