Shpallje
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës
Shpallje vendesh vakante për pozicione pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:
EKSPERT INOVACIONI I FUSHËS
Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhërit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 3 (tre) vende vakante për pozicionin:
EKSPERT INOVACIONI I FUSHËS PËR:
-
Administratës Publike / Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
-
Bujqësisë;
-
Shkencave mjedisore.
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
-
Ky pozicion raporton tek Drejtori i Nuklit të Ministrisë përkatëse;
-
Kupton dhe analizon përgjegjësinë e fushës përkatëse (fushat e sipërpërmendura);
-
Sjell ekspertizën e thellë të fushës së veprimit që shërben për gjetjen, identifikimin, dhe rekomandimin e zgjidhjeve inovative në fushat e sipërpërmendura
-
Bashkëpunon ngushtë dhe në mënyrë të hapur, pozitive, dhe efektive me anëtarët e tjerë të Nuklit të Inovacionit;
-
Ekzekuton në lidhje me udhëzimet drejtuese operative të Nuklit të Inovacionit, në të cilin është pjesë, duke siguruar që informacionet dhe të dhënat të jenë të përditësuara dhe të dokumentuara në mënyrë aktuale;
-
Harton raportin përkatës në përputhje me kërkesat e Eprorit, në zbatim të zgjidhjeve eficente për një nga fushat e sipër përmendura të ekspertizës;
-
Kryen kërkime mbi zgjedhjet inovative, teknologjitë në zhvillim, tendencat dhe praktikat më të mira në fushën përkatëse;
-
Siguron informacione dhe edukim për metodologjinë për inovacionin, identifikimin e mjeteve dhe qasjeve të reja;
-
Zbaton detyra të tjera sipas nevojës.
Kushtet dhe kriteret e veçanta:
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:
-
Mund të jenë me shtetësi shqiptare ose të huaj;
-
Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë në Shkencat Sociale, Shkencat Juridike, Shkenca Ekonomike, Shkenca Bujqësore, Shkenca Natyrore dhe Shkenca Mjedisore, si dhe diploma "Master Shkencor" të jetë e fushave të sipërpërmendura përshtatur me rolin përkatës. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
-
Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite përvojë në fushat e sipërpërmendura (në administratë publike osë në sektorin privat);
-
Aftësi për të ofruar drejtim teknik për fushën e caktuar të ekspertizës;
-
Aftësi ekselente komunikimi me audiencë ekzekutive, verbalisht dhe në shkrim;
-
Aftësi të theksuara të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, me një mendësi kreative dhe kurioze;
-
Përvojë në punën me ekipe të ndryshme dhe aftësi për të punuar në bashkëpunim, me një gradë të lartë të iniciativës dhe fleksibilitetit;
-
Përvojë dhe interes për të punuar me institucione qeveritare ose publike;
-
Të jetë objektiv dhe profesional;
-
Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze.
Paga Për Pozicionin: Kategoria II-I
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
-
Letër interesi për pozicionin;
-
Jetëshkrim (CV);
-
Kopje të diplomës dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
-
Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
-
Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka), (origjinale ose të noterizuar);
-
Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin;
-
Dëshmi penaliteti;
-
Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
-
Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:
-
Të dërgojnë nëpërmjet postës zyrtare dokumentat në zyrën e protokollit, nga e hëna- të enjte, gjatë orarit zyrtar 8:00-16:30, dhe të premten gjatë orarit zyrtar 8:00-14:00, në adresën si më poshtë:
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës,
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 3, Tiranë;
-
Të dergojnë dokumentat bashkëlidhur në adresën e e-mail-it: shkelqe@aie.gov.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Aplikimet duhet të dorëzohen në një nga dy mënyrat e përmendura më sipër, brenda datës 4 Prill 2024 (E enjte), Ora 14:00.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.