top of page
Shpallje
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës
Shpallje vendesh vakante për pozicione pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:
EKSPERT INOVACIONI - KONSULENT
Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhërit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 15 (pesëmbëdhjetë) vende vakante për pozicionin:
EKSPERT INOVACIONI - KONSULENT, NË FUSHËN E:
-
Infrastrukturës dhe Energjisë përfshirë Energji, Burime Natyrore, Transport Rrugor (me fokus ne ITS (Intelligent Transport Systems), Dixhitalizim;
-
Drejtësisë;
-
Sigurisë;
-
Bujqësisë, Veterinarisë dhe Zhvillimit Rural;
-
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
-
Financave Publike;
-
Zhvillimit Ekonomik, Kulturës dhe Inovacionit;
-
Arsimit dhe Sportit;
-
Politikës së Jashtme dhe Integrimit;
-
Turizmit dhe Mjedisit;
-
Administrimit të Burimeve Njerëzore.
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
-
Ky rol raporton tek Drejtori i Nuklit të Ministrisë përkatëse;
-
Kupton thellë fushat e përgjegjësisë të sipërpërmendura, funksionet dhe qëllimet e Fushës/Ministrisë përkatëse, si dhe kërkesat ndërlidhëse ndër Ministrore;
-
Krijon besueshmëri dhe konfidencë në aftësitë për të ekzekutuar në rolin e ekspertit të inovacionit si një funksion i besueshëm zgjerues i Ministrit, drejtuesve të Ministrisë dhe institucioneve përkatëse në përmbushjen e misionit në lidhje me inovacionin;
-
Mbledh, dokumenton, dhe prioritizon kërkesat e Ministrisë duke treguar eficencë në koordinimin e pjesëmarresve të duhur në procesin e bashkëpunimit për inovacionin;
-
Bashkëpunon ngushtë, në kohë të duhur, dhe në mënyrë të hapur dhe kolaborative me funksionet e tjera të Nuklit për kërkimin, identifikimin, gjetjen dhe rekomandimin e zgjidhjeve inovative;
-
Bashkëpunon ngushtë dhe në mënyrë kolaborative me funksionin paralel, si dhe me funksionet e tjerat në Nuklat e tjera të inovacionit, për të identifikuar dhe rekomanduar zgjidhje ndërfushore të duhura duke përfaqësuar dhe transmetuar kërkesat e Ministrisë përkatëse në tavolinën e bashkëpunimit ndërfushor;
-
Analizon dhe identifikon fushat për përmirësim dhe zgjidhjet e mundshme;
-
Kryen kërkime mbi zgjedhjet inovative, teknologjitë në zhvillim, tendencat dhe praktikat më të mira në fushën përkatëse;
-
Siguron informacione dhe edukim për metodologjinë për inovacionin, identifikimin e mjeteve dhe qasjeve të reja;
-
Mbështet menaxhimin e inovacionit në Ministrinë perkatëse, duke kryer vëzhgime të cilësisë dhe duke rekomanduar ndryshimet e duhura;
-
Ekzekuton në lidhje me udhëzimet drejtuese operative të Nuklit të Inovacionit ku bën pjesë, duke siguruar që infomacionet dhe të dhënat të jenë të përditësuara dhe të dokumentuara në menyrë aktuale;
-
Detyra të tjera sipas nevojës.
Kushtet dhe kriteret e veçanta:
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:
-
Mund të jenë me shtetësi shqiptare ose të huaj;
-
Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”, të përfituar në fund të studimeve në Informatikë, Teknologji Biznesi/ Ekonomi/ Financë/ Administrim Biznesi/ Inxhinieri, si dhe diplomë të nivelit “Master Shkencor” në fushat e sipërpërmendura. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
-
Minimumi 3 vjet ekperiencë në pozicione të konsulentit apo konsulentit të biznesit ose përvojë në menaxhimin e ndryshimeve/projekteve të mëdha me nivele të larta drejtuese dhe me organizata/ kompani të mëdha;
-
Eksperienca në fushat e sipërpërmendura është një plus për kandidatët;
-
Aftësi te forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve në mënyrë inovative e krijuese. Qasje rigoroze në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve konsultative të biznesit me nivele të larta drejtuese;
-
Përvojë dhe interes për të punuar me institucione qeveritare ose publike;
-
Aftësi të njohjes së teknologjive të ndryshme, dhe aftësi të kuptimit të shpejtë të teknologjive të reja dhe identifikimi i vlerat që sjellin keto teknologji për tregun përkatës;
-
Aftësi përdorimi me aplikime të bashkepunimit dhe të administrimit të projekteve;
-
Aftësi ekselente komunikimi dhe artikulimi të nevojave, ideve, dhe vlerave të projekteve dhe teknologjive që rekomandohen;
-
Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze.
Paga për pozicionin: Kategoria II-I
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
-
Letër interesi për pozicionin;
-
Jetëshkrim (CV);
-
Kopje të diplomës dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
-
Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
-
Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka), (origjinale ose të noterizuar);
-
Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin;
-
Dëshmi penaliteti;
-
Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
-
Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:
-
Të dërgojnë nëpërmjet postës zyrtare dokumentat në zyrën e protokollit, nga e hëna- të enjte, gjatë orarit zyrtar 8:00-16:30, dhe të premten gjatë orarit zyrtar 8:00-14:00, në adresën si më poshtë:
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës,
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 3, Tiranë;
-
Të dergojnë dokumentat bashkëlidhur në adresën e e-mail-it: shkelqe@aie.gov.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Aplikimet duhet të dorëzohen në një nga dy mënyrat e përmendura më sipër, brenda datës 7 Qershor 2024, Ora 10:00 (E Premte).
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.
bottom of page